LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet uji më i vjetër në Planet (Foto)

Zbulohet uji më i vjetër në Planet (Foto)

Kërkuesit e Universitetit të Torontos në 2013 kishin zbuluar burimin e ujit që ishte rreth 1.5 miliardë vjet i vjetër në një minierë kanadeze. Tani në të njëjtin vend shkencëtarët kanë identifikuar një burim uji që është më i vjetër se ai i mëparshmi – rreth 500 milionë vite. Kërkimi është prezantuar në San Francisko.

Grupi i hulumtuesve ka punuar nën drejtimin e profesoreshës Barbara Sherwood Lollar, të cilët kanë gjetur një sasi të madhe uji. Në 2013, uji më antik i botës ishte gjetur për herë të parë në një minierë hekuri, zinku dhe argjendi, rreth 2.4 km në thellësi. Kërkimi i ri solli në identifikimin e një tjetër burimi, në një thellësi prej 3 km, në brendësi të së njëjtës minierë.


Sipas testeve të bëra deri më tani, gjetja e re tregon se uji është rreth 2 miliardë vjet i vjetër. Zbulimi i lejon hulumtuesit që të hetojnë disa aspekte të rëndësishme të historisë së planetit tonë. Në ujë janë gjetur gjurmë të organizmave që dikur jetonin në brendësi të burimit.

Sipas hulumtuesve të studiosh vendet e lashta ujore mund të ndihmojë në gjetjen e të dhënave të reja që mund të bëjnë që të besojmë se jeta mund të jetë e pranishme edhe në vende të tjera të sistemit diellor, si për shembull në oqeanet e vendeve të akullta si Jupiteri apo Saturini. /Silvana Muça/Gazeta Shqip/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori