LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skandali i radhës i Volkswagenit

Zbulohet skandali i radhës i Volkswagenit

Ministri i transportit në Gjermani, ka njoftuar se Volkswagen ka pranuar përdorimin e testeve të rrejshme të emisioneve edhe në veturat të prodhuara në Evropë, pas atyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Alexander Dobrindt ka thënë se kompania gjermane e veturave ka kamufluar testet në 11 milionë njësi në Evropë ndërsa ka konfirmuar se edhe kompanitë tjera do të kontrollohen për këtë skandal, raporton Reuters.

Ministri gjerman ka thënë se veturat me motor nga 1.6 e deri në 2.0 diesel janë “të prekur nga manipulimet për të cilat po flitet”, transmeton Koha.net.


Modelet Jetta, Beetle, Golf dhe Audi A3 janë veturat në të cilat është zbuluar kamuflimi i shifrave, por thuhet se motori diesel është më shumë popullor në Europë sesa në Amerikë.