LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet paga vjetore e Princit William

Zbulohet paga vjetore e Princit William
Princi William

Princi William mori të ardhura të mëdha prej 27 milionë eurosh gjatë vitit 2023 – 2024 nga ‘Duchy of Cornwall’, siç raportojnë disa media.

‘Duchy of Cornwall’ – pasuria që William, 42 vjeç, trashëgoi nga babai i tij, Mbreti Charles III, kur ai erdhi në fron në shtator 2022 – mblodhi një tepricë të shpërndarjes prej 30 milionë eurosh nga investimet e saj.

Së bashku me pasurinë, William iu dha titulli ‘Duka i Cornwall’.


Princi William dhe Harry

Raportimi zbuloi gjithashtu se William – një tifoz i zjarrtë i futbollit – i është dhënë titulli ‘Mbrojtës i Shoqatës së Futbollit’. Më parë titullin e mbante gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth II.

Kjo FA mbikëqyr skuadrat e futbollit për meshkuj dhe femra të Anglisë, të futbollit profesionistë, të rinj dhe me aftësi të kufizuara.

William, Kate, Harry dhe Meghan

Për më tepër, atij i është dhënë autoriteti mbi ‘Shoqatën Bamirëse të Rojeve të Uellsit’ dhe ‘Shoqatën Bujqësore Mbretërore të Cornwall’ dhe u emërua president i ‘Shoqatës Victoria Cross’ dhe ‘George Cross’.

William hoqi dorë nga titulli i presidentit të ‘Fields in Trust’. Kjo është një organizatë që mbron parqet dhe hapësirat e gjelbra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Familja Mbretërore

Zyrtarisht, ‘Duchy’ është një pronë private që mbulon William, Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre për “aktivitetet e tyre zyrtare, bamirëse dhe private”.

Pasuria e gjerë vlerësohet në më shumë se një miliard euro dhe u krijua në 1337 nga Mbreti Eduard III për të siguruar fonde për trashëgimtarin e fronit për brezat që do të vijnë. /Telegrafi/

Princi William dhe Kate

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori