Arkeologët zbulojnë një qytet 3500-vjeçar në Peru, e cila besohet të ketë pasur edhe një qendër tregtare.

Arkeologët kanë zbuluar një qytet 3500-vjeçar në Peru, i cili, sipas studiuesve, ka qenë një qendër tregtare që lidhte kulturat e bregdetit të Paqësorit me ato të Andeve dhe Amazonës.


Qyteti, i quajtur Penico, ndodhej në një tarracë 600 metra mbi nivelin e detit dhe është themeluar mes viteve 1800 dhe 1500 para erës sonë.

Kjo zonë gjendet pranë civilizimit Caral, më i vjetri në Amerikë, i cili është zhvilluar rreth 5,000 vjet më parë, shkruan cnn.

Me strukturat e tij rrethore, Penico ka të ngjarë të ketë shërbyer si një nyje tregtare e rëndësishme që u krijua pas rënies së Caral-it, e cila ndodhi për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kërkuesja kryesore, arkeologia Ruth Shady, theksoi rëndësinë e qytetit, duke vënë në dukje se ai përfaqëson një vazhdimësi të civilizimit Caral. /Telegrafi/