LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet misioni i senatorëve amerikanë në Tiranë

Zbulohet misioni i senatorëve amerikanë në Tiranë

Dje vizituan Tiranën katër senatorë amerikanë, për të cilët u raportua se ishin në Shqipëri për një mision faktmbledhës.

Ata zhvilluan një takim me presidentin Ilir Meta dhe një tjetër me disa zyrtarë të opozitës.

E ndërsa takimet me zyrtarët shqiptarë ishin thjesht një rutinë, senatorët amerikanë kanë pasur një mision tjetër.


Huffington Post shkruan se ata janë takuar me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI).

Takimi i senatorëve Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis vjen në kulmin e gushtit, kur politika është përgjithësisht pasive.

Liderja e opozitës iraniane i ka falenderuar senatorët për ndihmën që ka dhënë SHBA për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë.

KKRI është një koalicion politik që bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Iran dhe shihet si një kërcënim i mullahëve të Teheranit.

Kjo është një tjetër vizitë e profilit të lartë, ndërsa në prill ishte senatori John McCain që vizitoi opozitën iraniane në Shqipëri.

Kjo vizitë vjen në kohën kur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit./dita.al/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori