Zbulohet lista e portierëve më të vlefshëm në botë, mungojnë emra të mëdhenj

Është zbuluar lista prej dhjetë portierëve më të vlefshëm në botën e futbollit, ku jashtë saj kanë mbetur disa emra të njohur për komunitetin sportiv.
Gjatë viteve, klubet kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për të transferuar një portier i cili mund t’i fitojë atyre ndeshjet.
Në vitin 2018, Liverpooli theu rekordin për portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit, kur paguan 62 milionë euro për transferimin e Alisson Becker nga Roma.
Sidoqoftë, ajo shumë u tejkalua në afatin e njëjtë kalimtar të transferimeve, kur Chelsea e bleu Kepa Arrizabalagan për 80 milionë euro nga Athletic Bilbao.
Tani, dhjetë portierët më të vlefshëm në botën e futbollit janë zbuluar nga Transfermarkt.
Aty nuk kishte vend për emra si Alisson dhe Kepa, pasi numri një i Portos, Diogo Costa, zuri vendin e parë në këtë listë, teksa kartoni i tij vlen rreth 45 milionë euro.
Mike Maignan i Milanit gjithashtu vlerësohet rreth 45 milionë euro, ndërsa treshja kompletohet me portierin italian, Gianluigi Donnarumma i cili vlen rreth 40 milionë.
Pas tij vijnë emra si Gregor Kobel, Ederson dhe Andre Onana, që po ashtu edhe kartoni i tyre ka vlerën e 40 milionë eurove.
Lista e plotë e dhjetë portierëve më të vlefshëm në botë:1.Diogo Costa - FC Porto - 45 milionë 2.Mike Maignan - AC Milan - 45 milionë 3.Gianluigi Donnarumma - PSG - 40 milionë 4.Gregor Kobel - Borussia Dortmund - 40 milionë 5.Ederson - Manchester City - 40 milionë 6.Andre Onana - Manchester United - 40 milionë 7.David Raya - Arsenal/Brentford - 35 milionë 8.Jan Oblak - Atletico Madrid - 35 milionë 9.Thibaut Courtois - Real Madrid - 35 milionë 10. Marc Andre Ter Stegen - Barcelona - 35 milionë /Telegrafi/




















































