Dëgjuset Samsung Galaxy Buds+ u shfaqën së pari javën e kaluar, kur një raport sugjeroi që azhurnimi i modelit aktual nuk do të shfaqë anulimin aktiv të zhurmës.

Tani, rrjedhjet e reja janë zbuluar, duke pretenduar se përfaqësojnë modelin përfundimtar dhe opsionet e ngjyrave, në të cilat Galaxy Buds + do të jenë të disponueshme.


Opsionet e ngjyrave janë të zeza, të bardha dhe blu dhe siç mund ta shihni, në dizajn, nuk ka ndonjë ndryshim domethënës.

Galaxy Buds Plus Black scaled 1

Dëgjuset pritet që, megjithatë, të kenë mbushës pa tel, përveç karikimit përmes USB-C.

Raporti origjinal përmend gjithashtu ekzistencën e butonave fizikë nën treguesin LED, të cilat duket se nuk mund t'i shohim në këto paraqitje.

Galaxy Buds + duhet të lansohet në ngjarjen Galaxy S20 më 11 shkurt, së bashku me telefonin e dytë të palosshëm të Samsung, Galaxy Z Flip. /Telegrafi/