Autoritetet në qytetin gjerman të Kolnit kanë evakuuar tre spitale dhe mijëra shtëpi pas zbulimit të një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore gjatë punimeve në një kampus të ri mjekësore.
Bëhet e ditur se bomba e gjetur ajrore amerikane 1,000 kilogramëshe, e pajisur me një detonator, do të çaktivizohet të premten.
Një procedurë komplekse evakuimi kishte qenë në planifikim që kur filloi puna e gërmimit në vend rreth gjashtë muaj më parë, për shkak të frikës së bazuar se atje do të zbuloheshin mjete të pashpërthyera.
Ndërkohë, rreth zonës ku ndodhet bomba është krijuar një zonë evakuimi prej 500 metrash, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Autoritetet e qytetit thonë se ekspertët u kanë thënë atyre se tetë bomba të tjera të pashpërthyera mund të jenë në vend, por se kjo mund të përcaktohet vetëm nga gërmimet e mëtejshme.
Siç raportohet, operacioni i evakuimit, i cili përfshiu rreth 1,300 urdhra të qytetit, polici, zjarrfikës, staf të shërbimit të urgjencës, një fushatë të plotë mediatike lokale dhe 800 vullnetarë, të cilët trokitën në dyer për t’u siguruar që banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, u përshkrua nga autoritetet si më i madhi i këtij lloji që nga viti 1945.
Dy spitale u evakuuan të enjten, ndërsa një i tretë u evakuua së fundmi, së bashku me deri në 10,000 banorë të cilët u udhëzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Trafiku dhe transporti publik u devijuan gjithashtu nga zona.
Pacientët u shpërndanë në spitale të tjera rreth qytetit në më shumë se 300 ambulanca, ose u zhvendosën në një strehë të ndërtuar përkohësisht, ndërsa banorëve iu dha strehim në ndërtesat e shkollave jashtë zonës së evakuimit.
Ndryshe, Kolni ishte ndër qytetet më të bombarduara në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Evakuimet për shkak të gjetjeve të bombave ndodhin çdo vit dhe janë gjithashtu të zakonshme në qytete të tjera të mëdha në Gjermani që u shënjestruan shumë, përfshirë Berlinin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Skandal i ri në administratën Trump: Hegseth e mori gruan në takime me ushtarakë të huaj

Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Një grua u shpëtua nga rrënojat pas 30 orësh - tërmeti ka marrë jetën e mbi 1600 personave në Mianmar

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata