Gazetari i famshëm gjerman Christian Falk flet çdo të premte për temat më aktuale që kanë të bëjnë me klubin më të madh gjerman, Bayern Munich, ndërsa në emisionin e fundit ka zbuluar pagat e lojtarëve të klubit bavarez.
Pas largimit të Robert Lewandowskit, i cili kishte një pagë prej 25 milionë eurosh në vit, primatin e mori Sadio Mane i ardhur këtë verë nga Liverpooli.
Me rreth 22 milionë euro në vit, Sadio Mane është në krye të lojtarëve më të paguar të Bayern Munich.
Ai pasohen në vendin e dytë nga dy kapitenët Manuel Neuer (21 milionë euro) dhe Thomas Müller (20.5 milionë euro).
Tre lojtarët e krahut Leroy Sane (20 milionë euro), Kingsley Coman (20 milionë euro) dhe Serge Gnabry (19 milionë euro) janë thuajse të barabartë dhe mes tyre futet kapiteni i tretë, Joshua Kimmich e pagë prej 19.5 milionë euro.
Përforcimi i fundit i madh i Bayern Munich, Matthis De Ligt, i ardhur nga Juventusi, do të arkëtojë 16 milionë euro në vit. /Telegrafi/