LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga dy shqiptarë

Zbulohen “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga dy shqiptarë

Garda Civile e Spanjës, ka arrestuar katër persona, dy me kombësi shqiptare dhe dy spanjollë, si dhe ka çmontuar dy plantacione të rëndësishme marijuane në qytetet Monovar dhe Algorfa.

Operacioni filloi kur banorët e Monovar raportuan në mënyrë anonime një plantacion të mundshëm marijuane në një shtëpi në komunë. Shtëpia u zbulua se i ishte dhënë me qira një çifti spanjoll por se në pronë vëreheshin shpesh dy shqiptarë.

Shqiptarët rezultuan me histori të trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022. Hetimi zbuloi një tjetër shtëpi në rrjet në një urbanizim privat në Algorfa. Këto indikacione tregonin për një organizatë të strukturuar kriminale të dedikuar për kultivimin e marijuanës.


Duke pasur parasysh mundësinë që disa anëtarë të rrjetit të kthehen në Shqipëri, Garda Civile përshpejtoi operacionin ku një prej “fermerëve” shqiptarë u kap ndërsa ruante 205 bimë marijuanë dhe 500 gram sytha.

Një nga kujdestarët e plantacionit u përpoq të arratisej dhe u fsheh nga çatia në shtëpinë e një çifti. Pas një ore kërkimi dhe me mbështetje ajrore nga një dron, ai u gjet dhe u ndalua. Në këtë adresë janë sekuestruar 173 bimë marijuanë, me peshë totale 40.5 kg.

Çifti spanjoll u arrestua në Alicante dhe Novelda të njëjtën ditë dhe të nesërmen.

Katër të arrestuarit, sipas shkallës së pjesëmarrjes, akuzohen për krime kundër shëndetit publik për kultivimin e marijuanës, mashtrim me energjinë elektrike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa personi i cili tentoi të arratisej, është akuzuar edhe për krimet e rezistencës dhe mosbindje ndaj oficerëve të policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori