Imazhet e para të prototipit të Range Rover Electric janë zbuluar këtë javë ndërsa automjetet i nënshtrohen testimit të temperaturës së ftohtë në Rrethin Arktik.

Prodhuesi britanik i automjeteve JLR (ish Jaguar Land Rover) zbuloi në fund të vitit 2021 pamjen e parë të një Range Rover tërësisht elektrik të cilin kompania planifikoi ta lansonte në vitin 2024, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Screenshot 1 58

Ato janë testuar në temperaturat -40°C në Rrethin Arktik, ndërsa JLR thotë se prototipe të tjera janë testuar gjithashtu në temperatura mbi 50°C në shkretëtirat e zjarrta të Lindjes së Mesme.

Screenshot 2 48

Dhe testet e para në Suedi thuhet se po përqendrohen në “aftësinë e baterisë” në temperatura ekstreme nën zero.

Screenshot 3 36

Megjithatë, gjatë procesit, janë testuar edhe aspekte tjera të veturës me fokusin në fazën përfundimtare të testimit, përpara se Range Rover elektrik të dalë në treg më vonë vitin e ardhshëm, është në optimizimin e transmisionit, motorëve elektrikë dhe elektronikës në kushte ekstreme. /Telegrafi/