Spektakli i njohur i muzikës “X Factor Albania” pritet të rikthyet shumë shpejt në ekran.
Pas disa vitesh mungesë, moderatorja Alketa Vejsiu zbuloi se spektakli i zbulimit të talenteve të rinj do të rikthehet në Shqipëri.
Ndërsa kanë nisur audicionet në qytet të ndryshme, tashmë janë zbuluar edhe emrat e anëtarëve të jurisë.
Juria zyrtare e spektaklit u konfirmua përmes llogarisë zyrtare të “X Factor Albania” në Instagram.
Vesa Luma, Arilena Ara, Young Zerka, Adi Krasta dhe Elhaida Dani janë zyrtarisht anëtarët e jurisë së edicionit të ri të spektaklit të muzikës.
Theksojmë që nga “X Factor Albania” kanë dalur shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, që sot kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe kanë lënë gjurmë artin vendor. /Telegrafi/