LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dy efekte anësore shumë të rralla që i shkakton vaksina kundër coronavirusit

Zbulohen dy efekte anësore shumë të rralla që i shkakton vaksina kundër coronavirusit

Dy efekte anësore të reja, por jashtëzakonisht të rralla të vaksinës kundër coronavirusit – një çrregullim neurologjik dhe inflamacion i palcës kurrizore – janë zbuluar nga ekspertët e studimit më të madh të sigurisë së vaksinave.

Studimi i më shumë se 99 milionë njerëzve nga Australia, Argjentina, Kanada, Danimarka, Finlanda, Franca, Zelanda e Re dhe Skocia konfirmoi gjithashtu se sa të rralla janë ndërlikimet e njohura të vaksinave, ku studiuesit konfirmojnë se përfitimet e vaksinave kundër COVI-19 prapë se prapë “ua kalojnë rreziqeve”, transmeton Telegrafi.

Shenjat e reja të COVID që mund të shihen në fytyrë dhe simptomat tjera pak të njohura
Lexo po ashtu Shenjat e reja të COVID që mund të shihen në fytyrë dhe simptomat tjera pak të njohura

Studiuesit që punojnë si pjesë e Rrjetit Global të të Dhënave të Vaksinave përdorën të dhëna të deidentifikuara të kujdesit shëndetësor elektronik për të krahasuar normat e 13 sëmundjeve të trurit, gjakut dhe zemrës tek njerëzit pasi ata morën vaksinën Pfizer, Moderna ose AstraZeneca, shkruan theguardian.


Studimi konfirmoi me nivel të lartë saktësie lidhjet mes vaksinave mRNA (Pfizer dhe Moderna) dhe efekteve të rralla anësore të miokarditisit dhe perikarditit (të dyja sëmundje të zemrës). Konfirmoi gjithashtu sindromën Guillain-Barre (ku sistemi imunitar sulmon nervat) dhe trombozën e sinusit venoz cerebral (një lloj mpiksje gjaku në tru) si efekte të rralla anësore të lidhura me vaksinën AstraZeneca.

Por, një efekt i ri i rrallë anësor, encefalomieliti akut i shpërndarë – inflamacion dhe ënjtje në tru dhe palcën kurrizore – u identifikua gjithashtu në analizën e të dhënave me vaksinën AstraZeneca.

Prof Jim Buttery, bashkëdrejtor i Rrjetit Global të të Dhënave të Vaksinave, tha se gjetja i shtyu studiuesit të konfirmonin në mënyrë të pavarur efektin anësor duke përfunduar një studim të dytë, këtë herë duke analizuar një grup të dhënash të veçantë prej 6.8 milionë australianësh që morën vaksinën AstraZeneca.

Një variant i ri i coronavirusit po përhapet me shpejtësi në SHBA, Indi dhe Kinë
Lexo po ashtu Një variant i ri i coronavirusit po përhapet me shpejtësi në SHBA, Indi dhe Kinë

Jo vetëm që studimi australian konfirmoi encefalomielitin akut të shpërndarë si një efekt anësor të rrallë, por sasia e madhe e të dhënave specifike të AstraZeneca gjithashtu i lejoi ata të zbulonin një efekt të dytë të ri të rrallë anësor, të njohur si mieliti tërthor ose inflamacion i palcës kurrizore.

Studimi australian zbuloi se të dhënat përkthehen në një rrezik jashtëzakonisht të vogël të encefalomielitit akut të shpërndarë prej 0.78 raste për çdo milion doza dhe 1.82 raste për milion doza për mielitin transversal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori