Tashmë është me të vërtetë e mundur të hysh në ëndrrat e një personi dhe të vendosësh një dialog me ta, kështu tregon një eksperiment i kryer nga katër grupe të pavarura kërkimore në SHBA, Francë, Gjermani dhe Holandë.
Rezultatet, të botuara në revistën “Current Biology”, hapin një dritare të papritur në botën e ëndrrave, që mund të shfrytëzohet për të zgjidhur problemet psikologjike dhe për të kuptuar më mirë marrëdhëniet midis gjumit dhe kujtesës.
Studimi u mbështet mbi 36 vullnetarë. Midis pjesëmarrësve, disa ishin “ëndërrimtarë të kthjellët”, domethënë persona që ishin të vetëdijshëm për ëndrrat e tyre, aq shumë sa ishin në gjendje t’i kontrollonin ato, ndërsa vullnetarët e tjerë u trajnuan për t’u bërë të tillë.
Aktiviteti i tyre i trurit u regjistrua gjatë gjumit në EEG, ndërsa lëvizjet e syve dhe kontraktimet e muskujve të fytyrës, të gjithë treguesit e fazës REM, u monitoruan.
Në katër laboratorët, u testuan metoda të ndryshme për të kontaktuar me personin e zhytur në ëndërr (përmes zërit, stimujve të dritës ose kontaktit fizik), në mënyrë që t’u kërkohej atyre të ndiqnin udhëzimet, të bënin llogaritjet e thjeshta numerike ose të njihnin ndryshimin midis stimuj të ndryshëm ndijorë, shkruan KP.
“Është si të gjesh një mënyrë për të komunikuar me një astronaut në një planet tjetër, edhe nëse në rastin tonë planeti bazohet tërësisht në kujtimet e ruajtura në tru”, shpjegojnë studiuesit.
Në përgjithësi, ishin 158 pyetje që studiuesit u bënë ëndërrimtarëve: ata u përgjigjën saktë (përmes lëvizjes së syve ose tkurrjes së muskujve të fytyrës) në 18 për qind të rasteve, ndërsa gabuan në 3 për qind të tyre; përgjigja nuk ishte e qartë në 17 për qind të rasteve, ndërsa 60 për qind e pyetjeve mbetën pa përgjigje.
Sipas studiuesve, këta numra tregojnë se komunikimi i dyanshëm është i mundur, edhe nëse nuk është i lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri