LAJMI I FUNDIT:

Žbogar: Ligji për gjuhët nuk është pjesë e reformave, por është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit

Žbogar: Ligji për gjuhët nuk është pjesë e reformave, por është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit

Duam arritjen e marrëveshjes për emrin deri në samitin e NATO-s. Shpresojmë se të dy palët do të mund ta arrijnë këtë. Vërejmë se tani të dy palët janë të përkushtuara fuqishëm në gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje dhe të mundësohet përparim për qytetarët, deklaroi në një intervistë për televizionin 24 Vesti, ambasadori evropian në Maqedoni, Samuel Žbogar.

“Evropa është këtu për të ndihmuar, nëse keni nevojë për ndihmë, por kontesti i emrit zhvillohet në kuadër të KB-së dhe ashtu duhet të mbetet”, tha Žbogar.

Ai shtoi se është takuar me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, të cilët ia kanë shfaqur argumentet e tyre në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.


“Ligji i gjuhëve nuk është prioritet evropian, por është ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Komisari evropian, Johannes Hahn tha se nuk është pjesë e reformave, por dha përkrahjen e tij për këtë ligj”, tha Žbogar.

Žbogar ftoi opozitën të kthehet në Kuvend dhe të japë kontributin në debatet për ligjet, por edhe dialogun në grupet e punës të pushtetit dhe opozitës e cilësoi si hap pozitiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori