LAJMI I FUNDIT:

Zbavitja në aeroplan me Galaxy Tab 10.1

Zbavitja në aeroplan me Galaxy Tab 10.1

Kompania ajrore American Airlines udhëtarëve të cilët fluturojnë me klasën e parë dhe atë biznes në fluturimet e gjata ju ofron në përdorim tabletin Galaxy Tab 10.1 të Samsungut.

Në tablet ekzekutohet një version i adaptuar i softuerit, e shfrytëzuesit do të mund ti përdorin për të shikuar rreth 70 filma, në mesin e të cilëve 30 janë të rinj, si dhe ti qasen përmbajtjeve muzikore dhe televizive. Gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm shfrytëzuesve do të u ofrohet edhe WiFi qasje në Internet, lojëra, dhe funksionaliteti i leximit të librave elektronik.

Samsung dhe American Airlines publikuan partneritetin e tyre në muajin qershor. /Telegrafi/