Zbardhja e dhëmbëve është procedurë estetike e stomatologjisë, e cila është shumë e popullarizuar në botë, ndërsa efekti i zbardhjes varet nga disa faktorë themelor.
Dr. Majlinda Jusufi
doktor i stomatologjisë
“My Beauty Clinic”, Prishtinë
tel. 044 333 535
info@mybeautyclinic-ks.com
Përmes saj largohen njollat dhe diskolorimet nga dhëmbët, të cilat me kohë shtresohen nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, të tilla si:
▪ Ushqimi: konsumimi i ushqimit dhe pijeve me pigment si kafeja, çaji, vera e kuqe, çokollata, karota dhe të tjera ngjyrosin dhëmbët, përderisa ushqimet acidike si limoni, portokalli e uthulla, shkaktojnë gërryerje të dhëmbit;
▪ Duhani: nikotina shtresohet në dhëmbë dhe i bën ata më të kaftë;
▪ Mosha: me moshë humb transparenca e smaltit (shtresës së jashtme) të dhëmbit pasiqë ajo hollohet dhe në këtë mënyrë, dentina, e cila gjendet nën smalt dhe është më e verdhë, bëhet më e dukshme;
Ky trajtim i dhëmbëve nuk preferohet te moshat nën 16 vjeç dhe shtatzënat.
Zbardhja profesionale e dhëmbëve mund të bëhet në shtëpi apo klinikë. Ndërhyrja në klinikë ka përparësi, sespe koha e trajtimit është më e shkurtër (nevojiten gjithsej një ose dy seanca), ndërsa për metodën në shtëpi, zbardhja kërkon më shumë kohë pasiqë efekti është më i ngadalshëm.
Të gjitha produktet profesionale të zbardhjes së dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni (15-35%) ose peroksid karbamidi (i cili zbërthehet në peroksid hidrogjeni; ky ka efekt më të dobët). Që të dyja, kanë efektin e njëjtë: peroksidi bën oksidimin e njollave në dhëmbë dhe largon ato. Zakonisht për zbardhjen e dhëmbëve në klinikë përdoret peroksidi i hidrogjenit pasi ka efekt më të fuqishëm.
Para zbardhjes duhet bërë largimi i gurëve dhe depozitimeve të buta nga dhëmbët. Së pari, vendoset barriera e mishit të dhëmbëve dhe izolohet me kujdes që të mos vie deri te veprimi kimik i xhelit zbardhues me gingivën. Pastaj dhëmbët lyhen me materialin zbardhues dhe lihet të veprojë deri në 20 minuta, varësisht nga materiali i përdorur. Disa nga materialet kërkojnë dritë halogjene për të shpejtuar dhe forcuar veprimin e peroksidit, ndërsa të tjerat janë të parapara që të veprojnë edhe pa të.
Kjo procedurë mund të përsëritet dy herë në seancën e parë dhe varësisht nga efekti i dëshiruar, mund të përsëritet edhe një seancë pas disa ditësh.
Metoda e zbardhjes së dhëmbëve në shtëpi është më e ngadalshme, sepse materialet, zakonisht, përmbajnë peroksid karbamidi që ka efekt më të dobët. Stomatologu, merr masat e pacientit dhe në ta, vendoset materiali për zbardhje, i cili duhet të veprojë për një kohë më të gjatë dhe, kjo metodë, duhet përsëritur për disa ditë.
Pas procedurës së zbardhjes së dhëmbëve në klinikë apo shtëpi, mund të paraqitet një ndjeshmëri e dhëmbëve ndaj ndryshimeve të temperaturës, shtypjes, prekjes dhe kjo zakonisht zgjat një deri në dy ditë. Këshillohet që pacienti të përdorë pastë për dhëmbë sensitiv.
Pas trajtimit, pacienti duhet t’i përmbahet disa rregullave në mënyrë që rezultati të jetë më efektiv dhe të zgjasë më shumë. Është e këshillueshme që:
▪ të mos konsumohen ushqimet me pigment për së paku një javë, dhe kur është e mundur, këto pije të konsumohen me thithëse;
▪ të mos pihet duhani ose të rrallohet të paktën ditët e para pas zbardhjes;
▪ të mbahet në nivel higjiena e gojës dhe të shpërlahet ajo pas çdo vakti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës