LAJMI I FUNDIT:

Zbardhja e rasteve të dyshimta të jetë prioritet i kryeprokurorit të ri të Maqedonisë

Zbardhja e rasteve të dyshimta të jetë prioritet i kryeprokurorit të ri të Maqedonisë

Kryeprokurori i ri duhet të bazojë punën e tij në tre prioritete: mbikëqyrjen e punës së deritanishme të Prokurorive, hetimin e rasteve të bllokuara dhe zbardhjen e rasteve të reja.

Kështu vlerëson juristi Osman Kadriu, sipas të cilit kryeprokurori publik duhet të këtë për bazë edhe raportet ndërkombëtare për sferat e gjyqësorit. Kadriu vlerëson se me zgjedhjen e Kryeprokurorit, do të fillojë epoka e funksionimit të drejtësisë në Maqedoni.

“Së pari duhet ushtruar kompetenca e tij komfort ligjit dhe kjo natyrisht varet nga vetë prokurori shtetëror, aq më tepër kur dihet se në Prokurorinë Shtetërore por edhe organet tjera ekziston parimi i “subordinacionit” që nënkupton mbikëqyrje në punën e prokurorëve të shkallës së parë dhe të dytë, të Prokurorisë Themelore dhe Prokurorisë të Lartë. Meqenëse punohet për krime të rënda dhe për një numër të tyre ka pasur bllokim nga Prokuroria dhe Gjyqësore, Prokurori i ri duhet të punojë në lëndët që fare nuk janë zbardhur për shkaqe më tepër subjektive se sa objektive”,  deklaroi për Alsat M juristi Osman Kadiru.


Ndërkohë, juristi Temellko Ristevski thekson se Kryeprokurori i ri duhet të punojë në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve në punën e organit të akuzës. Sipas Ristevskit, Prokuroria Publike duhet të ndryshojë edhe qasjen ndaj PSP-së.

Pastrimin e asaj që deri më tani nuk është zbardhur nga Prokuroria e deritanishme e Marko Zvërlevskit. Inicimin e procedurave të pa iniciuara deri më tani dhe për të cilat as nuk kishte tentim të zbardhen e që për fat të keq ka shumë. Prokuroria deri më tani ishte selektive. Dhe kuptohet, që tani e tutje duhet të punoj në drejtim të ndjekjes dhe zbardhjes së rasteve për të cilat ka dyshime se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare derisa kanë qenë në pushtet”, tha Temellko Ristevski, jurist.

Qeveria ka propozuar Lubomir Joveskin për Kryeprokuror të ardhshëm. Zgjedhja e tij është bazuar në biografinë e tij dhe punën e deritanishme profesionale. Joveski aktualisht është anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik. Më herët ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2, ndërsa ka punuar edhe si Prokurorë në Prokurorinë Publike të Shkupit. Propozimi i Joveskit në Kuvend do të vendoset bashkë me propozimet për emrat e rinj të ministrave në përbërjen Qeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori