Zayn Malik ka prezantuar një pamje të re me mjekër të dendur dhe flokë të gjatë, ndërsa promovon linjën e tij më të fundit të mallrave, Scoville Season, frymëzuar nga shkalla që mat djegësinë e specave.

Linja përfshin artikuj kuzhine si përparëse, doreza furre dhe bluza me motive pikante.


Në postimet në Instagram, ish-anëtari i One Direction shihet duke prerë speca dhe duke pozuar me mallrat e reja, me mbishkrimin: “Sezoni i Scoville tani është hapur”, ,shkruan DailyMail.

Por më shumë se ndryshimi estetik apo sipërmarrjet e reja, Zayn flet për një transformim më të thellë: atësinë.

Vajza e tij Khai, që ai ka me supermodelen Gigi Hadid, është vlerësuar nga miqtë si “forca që e shpëtoi” dhe e ndihmoi të rigjejë vetveten pas viteve të vështira me ankthin, izolimin dhe sfidat personale.

Vetë Zayn ka pranuar se Khai i ka sjellë gëzim dhe një ndjenjë të re përgjegjësie. “Ajo më ka dhënë ngjyrë në jetë, më ka bërë të ndiej një dashuri që nuk e kam njohur më parë”, tha ai.

Pas përfundimit të turneut të tij të parë solo Stairway to the Sky, Malik duket më i qetë dhe i përqendruar, i vendosur të jetë një model i mirë për vajzën e tij dhe të vazhdojë karrierën në mënyrë të qëndrueshme. /Telegrafi/