LAJMI I FUNDIT:

Zamparini zyrtarisht largohet nga Palermo, pasi gjatë historisë së tij 15 vjeçare ndryshoi 40 herë trajnerët

Zamparini zyrtarisht largohet nga Palermo, pasi gjatë historisë së tij 15 vjeçare ndryshoi 40 herë trajnerët
Zaparini gjithmon intersant me deklaratat e tij

Presidenti i Palmeros, Maurizio Zamparini, ka dhënë dorëheqja nga klubi i tij duke i hapur derën një pronari të ri. 

‘Patroni’ ka kohë që është duke biseduar me disa investitorë amerikanë për shitjen e klubit.

Ai e kishte lajmëruar shumë më herët largimin nga klubi.


“Maurizio Zamparini njofton se ka ofruar dorëheqjen e tij si president i Palermo”.

Brenda 15 ditësh, do të caktohet presidenti i ri, i cili do të do të prezantohet në një konferencë për shtyp në Palermo.

Ai njihej për deklaratat e tij dhe shkarkimin e trajnerëve

“Presidenti i ri është një përfaqësues i një fondi anglo-amerikan, i cili është nën kontratë për të investuar në projektet e Gruppo Zamparini, me prioritet investime fillestare për klubin Palermo, përkatësisht stadiumin dhe terrene të trajnimit”.

Palermo dhe yjet e dala nga kjo skuadër – Nga Cavani te Dybala, presidenti Zamparini do të kishte një skuadër yjesh (Foto)
Lexo po ashtu Palermo dhe yjet e dala nga kjo skuadër – Nga Cavani te Dybala, presidenti Zamparini do të kishte një skuadër yjesh (Foto)

“Objektivi i investitorëve është kthimi i klubit në pozicionin që e meriton qyteti, dhe Evropa me një program tri deri në pesë vjet”.

Zamparini erdhi në krye të Palermos në vitin 2002, por nuk arriti kurrë ta dërgojë skuadrën në garat evropiane.

Dybala një nga yjet më të mëdha që ka luajtur te Palmero

Ai kishte arritur të ngritë në majë lojtarë si Edinson Cavani, Paulo Dybala dhe Javier Pastore, por që me shitjen e tyre mori fitime të mëdha.

Megjithatë, Zamparini është i njohur për qasjen e tij të paqëndrueshme ndaj trajnerëve, ku gjatë kohës së tij ai ka shkarkuar 29 trajner të ndryshëm në stol, ndërsa disa i ka larguar edhe nga dy herë duke e dërguar në 40 numrin e shkarkimeve.

Në sezonin e kaluar ai largoi Giuseppe Iachinin, Davide Ballardinin, Fabio Vivianin, Giovanni Tedescon, Giovanni Bosin dhe Walter Novellinon.

Historia e presidentit që largon trajnerët mbyllë këtu, por ai do të mbetet në mendjen e tifozëve për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori