LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Është koha që Maqedonia e Veriut t’i pranojë realitetet historike

Zakharieva: Është koha që Maqedonia e Veriut t’i pranojë realitetet historike

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot në Sofje ka realizuar takim me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zakharieva, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Pas takimit, Zakharieva tha se është koha që Maqedonia e Veriut t’i pranojë realitetet historike, në lidhje me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria ishte e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgaria kohë më parë i ka njohur realitetet politike moderne. Ajo gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale dhe asnjëherë nuk ua ka shkurtuar të drejtën e vetidentifikimit të qytetarëve të saj”.


“Për këtë është papërshtatshme të propozohen çështje në drejtim të kundlrt, si mes qytetarëve të të dyja vendeve, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Siç Bullgaria i ka njohur realitete historike moderne, tani nevojitet që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i njohë realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar”, deklaroi Zakharieva në konferencë për shtyp, pas takimit me Osmanin.

Sipas saj, Bullgaria nuk dëshiron asgjë më shumë se përmbushja e klauzolave në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, siç është klauzola gjuhësore.

“Klauzola gjuhësore në marrëveshjen tonë, ne duam të reflektohet në të gjitha dokumentet midis të dyja palëve. Nuk kemi kërkesa të reja. Bëj apel dhe shpresoj se problemet nuk do të krijohen atje ku nuk janë”, tha Zakharieva.

Ndryshe, Osmani sot në Sofje ka realizuar takim edhe me kryeministrin bullgar Boyko Borissov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori