LAJMI I FUNDIT:

Zagato prezanton kabrioletin e rrallë me motor të Maseratit

Zagato prezanton kabrioletin e rrallë me motor të Maseratit

Maserati disa ditë më parë prezantoi kabrioletin e bukur MC20 Cielo me motor Nettuno V6, por ata që preferojnë atë të Maseratit në retro karrocerinë mund t’i gëzohen kompanisë italiane Zagato që ka zgjidhje për këtë.

Modeli zyrtarisht quhet Mostro Barchetta Zagato Powered by Maserati, dhe është një kabriolet elegant që vjen pasi coupe u prezantua në eventin Villa d’Este në vitin 2015, transmeton Telegrafi.


Modeli i ri i Zagato prezanton vazhdimin e bashkëpunimit me Maserati që filloi qysh në vitin 1931. Mostro Barchetta Zagato është një veturë mbresëlënëse e inspiruar në Maseratin 450S i prodhuar në vitin 1957.

Sikurse versioni origjinal 450S, kabrioleti i ri ka linja më agresive. Xhami i përparmë dhe fellnet prej 19-inç e bëjnë veturën të duket edhe më tërheqëse.

Blerësit mund të zgjedhin mes dy motorëve të Maserati, e ata janë 4.2 litra V8 dhe 3 litërshi twin-turbo V6. Motori V8 prodhon 414 kuaj-fuqi e ai V6 më pak.

Mostro Barchetta Zagato peshon 1.200 kilogramë dhe ka një shasi karboni MonoCell. Fuqia motorike bartet në të katër rrotat, falë ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi. Zagato do të prodhojë vetëm pesë vetura të tilla që do të personalizohen, derisa çmimi nuk është zbuluar akoma. /Telegrafi/