LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Zaev: Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së coronavirusit.

Ai tha se data e zgjedhjeve është punë e kryer dhe se ato do të mbahen më 5 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi Kuvend funksional dhe qeveri politike”, tha mes tjerash Zaev.


Ai shtoi se zgjedhjet do të mbahen duke respektuar masat e mbrojtjes dhe rekomandimet e epidemiologëve.

Zaev foli edhe për numrin e rasteve të reja me Covid-19, me çka e akuzoi ministrin për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, se ka lejuar mosrespektim të masave.

“Problemet që ka krijuar Naqe Çulev duhet t’i lëmë pas. Nuk ka argumente për masa të reja ekonomike, e me këtë as arsyetim për gjendje të re të jashtëzakonshme. Për këtë arsye zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, ta Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori