LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Personat me aftësi të veçanta do t’i kyçim në proceset shoqërore

Zaev: Personat me aftësi të veçanta do t’i kyçim në proceset shoqërore

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me përfaqësuesuit e Lidhjes nacionale të personave me nevoja të veçanta “Mobilnost” në Maqedoni. Në takim është vendosur që mes shoqatës dhe qeverisë të ketë bashkëpunim aktiv dhe të vazhdueshëm, si dhe ndryshime me qëllim përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta.

“Jemi të gatshëm t’i kyçim qytetarët me nevoja të veçanta në proceset shoqërore dhe t’u mundësojmë që aktivisht të marrin pjesë në zhvillimin e shoqërisë”, tha Zaevi në takim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është arritur marrëveshje për takim me drejtorin e ri të Fondit për sigurim shëndetësor me qëllim që të gjenden zgjidhje për problemet e këtyre personave.


Në takim gjithashtu është biseduar edhe për mundësitë për adaptim të shkollave dhe terreneve sportive për fëmijë, sipas nevojave të personave me aftësi të veçanta.

Zaevi në fund të takimit ka thënë se qeveria është e angazhuar të ndërtojë shoqëri të qytetarëve të barabartë me qëllim që të tejkalohen të gjitha problemet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori