LAJMI I FUNDIT:

Zaev i përgjigjet Borissovit: Që të kemi sukses duhet të piqemi së bashku

Zaev i përgjigjet Borissovit: Që të kemi sukses duhet të piqemi së bashku

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i është përgjigjur homologut të tij bullgar Boyko Borissov, në lidhje me deklaratat se maqedonasit duhet të piqen që të marrin datë për negociatat me BE-në.

Zaev në Facebook shkruan se me Bullgarinë është nënshkruar marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Zaev thotë se që të ketë sukses, duhet të dy shtetet të ecin së bashku dhe miqësia të jetë e dyanshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me Bullgarinë nënshkruam marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Ramë dakord se momentet e përbashkëta nga e kaluara duhet të na bashkojnë, e jo të na ndajnë”.


Borissov: Maqedonasit duhet ende të piqen për datë për bisedime
Lexo po ashtu Borissov: Maqedonasit duhet ende të piqen për datë për bisedime

“Përvojat nga komisionet historike në mbarë botën dhe Evropën tregojnë se bashkëpunimi kërkon kohë, përpjekje, durim, respekt për tjetrin dhe angazhim më të madh. Por mbi të gjitha na duhet ide e përbashkët që të ecim përpara. Ne e dimë se kjo ide është e gjallë dhe kemi treguar se për çështjet më delikate mund të gjendet e përbashkët, nëse dëshirohet”.

“Për të pasur sukses duhet të piqemi së bashku, miqësia duhet të jetë e dyanshme”, shkruan Zaev.

Ndryshe, dje kryeministri bullgar Boyko Borissov, tha se nuk mund të lejojë që të kontestohet nacionaliteti i Goce Dellçevit, duke ju bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të piqen për të marrë datë për negociatat me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori