Zaev: Për të respektuar ligjin edhe do të arrestojmë funksionarë

18:"Robert ATANASOVSKI
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë ka realizuar një intervistë për portalin serb Kurir.rs ku mes tjerash ka thënë se nëse e merr mandatin për të qenë kryeministër do të bëjë atë që e ka premtuar, burgosjen e funksionarëve që kanë thyer ligjin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Erdhi koha kur institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, sipas Kushtetutës, sipas ligjeve dhe për qytetarët e këtij shteti. Drejtësia patjetër duhet që të çohet në vend. Kjo patjetër duhet të funksionojë edhe në Maqedoni por edhe në rajon. Asnjë politikan dhe asnjë funksionar nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ligji është i qytetarëve.'' ka thënë mes tjerash Zaev./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































