LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonasit nuk janë pasardhësit e vetëm të Aleksandrit të Madh

Zaev: Maqedonasit nuk janë pasardhësit e vetëm të Aleksandrit të Madh

Për emrin dhe zgjidhje në gjashtë muajt e parë të vitit, për Tsipras, Kammenos dhe Mitsotakis, për politikën e Gruevskit dhe për qëllimet e Maqedonisë, mes tjerash, flet kryeminsitri i Maqedonisë në intervistën për televizionin grek Alpha, sipas paralajmërimit të shkurtë që e publikoi vetë televizioni.

Transmetimi, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, është caktuar për të dielën, në Krishtlindje, ndërsa intervistën apo si e quan Tv Alpha “fjalimin e Krishtlindjeve”, njëkohësisht, sipas televizionit grek, do ta transmetojë edhe një televizion i Maqedonisë.

“Në intervistën e parë të dhënë për mediat greke, e përsëritë qëllimin për të kontribuar në negociatat me lëshime të ndërsjellta për emrin e IRJM-së. Duke iu drejtuar edhe popullit grek dhe popullit të vendit të tij, Zaev thotë se është në interes të të dy vendeve të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit në gjysmën e parë të vitit 2018”, kumton Tv Alpha.


Kryeministri i Maqedonisë flet për interesin e përbashkët të të dy vendeve, si dhe për Alexis Tsipras, për partnerin e koalicionit në qeveri, Panos Kammenos, për liderin e Demokracisë së Re opozitare, Kyriakos Mitsotakis. Sipas Alpha, Zaev zbulon çka kanë të përbashkët me kryeminsitrin e Greqisë dhe e përcjell mendimin e tij se “ndoshta Zoti i solli punët ashtu, për gjetje të zgjidhjes së çështjes për emrin”.

“Zoran Zaev i hedhë poshtë praktikat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski dhe sqaron se përse nuk dakordohet me pozitën e kryeministrave paraprak, se “shkupjanët janë trashëguesit e vetëm të Aleksandrit të Madh”, thekson televizioni në paralajmërimin për intervistën, të publikuar në faqen e saj dhe shton se nga biseda, zbulohen qëllimet e Shkupit dhe deri në çfarë shkalle është i përgatitur të bëjë lëshime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori