LAJMI I FUNDIT:

Zaev, Filipçe, Dimitrov dhe Buçkovski në Athinë në gjashtëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

Zaev, Filipçe, Dimitrov dhe Buçkovski në Athinë në gjashtëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

E ardhmja e Evropës pas zgjedhjeve evropiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, zhvillimet gjeopolitike në Mesdheun Lindor, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, zgjidhja e krizës klimatike, por edhe zhvillimet ekonomike europiane, do të jenë temat kryesore të Konferencës dyditore ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që më 17 dhe 18 qershor organizohen nga “Instituti Alexis Tsipras” dhe Fondacioni “Zoran Zaev”, njoftoi korrespondenti i AIM-së nga Greqia.

Sipas informacioneve, konferenca do të mbahet në Athinë, me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me pjesëmarrjen e krerëve të organizatave ndërkombëtare, kryeministrave, komisionerëve evropianë, përfaqësuesve kryesorë të qeverisë, ish-presidentëve, kryeministri, ministra dhe ministra të punëve të jashtme, si dhe “përfaqësues të partive nga i gjithë spektri demokratik me theks parti të qendrës së majtë, të majtë dhe forcave progresiste”.

Nga Maqedonia, në konferencë janë paraparë të marrin pjesë ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Vllado Buçkovski, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe Venko Filipçe si drejtor i Fondacionit “Zaev”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Kalo në kategori