Zaev e nënshkroi Kartën e Paqes në Mostar

Në manifestimin ''Mostari nuk i harron miqtë e tij 2017'', me rastin e 13 vjetorit të rindërtimit të urës së vjetër në Mostar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e nënshkroi Kartën e paqes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se ndjehet i nderuar që e ka nënshkruar Kartën e paqes të Mostarit dhe se Ura e vjetër është simbol i paqes, i bashkëpunimit ndërfetar dhe ndëretnik, si edhe bashkëpunimit rajonal.
Zaev është fitues i çmimit ''Mostar Peace Connection'', së bashku me Robert Gelbart, i dërguar i ish-presidentit Bill Clinton në Ballkan, Christian Portman, ish-drejtor i Bankës Botërore, si edhe Jeremy Brown, gazetar i BBC.
Fitues post mortum i këtij çmimi është Robert Frowick dhe Tadeusz Mazowiecki./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































