LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Duhet të ketë përcaktim etnik në letërnjoftime për shkak se jemi shtet multi-etnik

Zaev: Duhet të ketë përcaktim etnik në letërnjoftime për shkak se jemi shtet multi-etnik

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se duhet të mbështetet përcaktimi etnik në letërnjoftime për shkak se jemi shtet multi-etnik.

“Duhet të mbështeten këto çështje, për shkak se jemi shtet multi-etnik. E di se ka debat, e ndjek debatin nëse kjo mund të nxisë diskriminim të caktuar ose jo”, tha Zaev.

Ai thotë se asnjëherë nuk janë fshehur dhe askush nuk është turpëruar nga identiteti i vet, përkundrazi, siç tjptë Zaev, kemi qenë krenarë dhe si shoqëri multi-etnike bashkërisht krenohemi me dallimet etnike.


Ai tha se letërnjoftimet e reja do të jenë me emrin e ri të shtetit ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/