LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Tsipras fitojnë çmim për kontribut ndaj paqes botërore

Zaev dhe Tsipras fitojnë çmim për kontribut ndaj paqes botërore

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, mbrëmë në Mynhen fituan çmimin “Evald fon Klajst”.

Nikoqir i ceremonisë ishte kryeministri i shtetit federal të Bavarisë, Florian Herman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Evladt Fon Klajst” është çmim që jepet për kontribut ndaj paqes botërore dhe sigurisë.


“Kjo është nder i madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, shkroi Zaev në rrjetin social “Facebook”.

Zaev dhe Tsipras u përshëndetën me duartrokitje përderisa e pranonin çmimin për kontributin e tyre në paqen ndërkombëtare dhe zgjidhjen paqësore të kontesteve nëpërmjet marrëveshjes së Prespës.

“Unë dhe Alexis këtu sonte do t’u tregojmë dhe do të bisedojmë me ju për Ballkan të ndryshëm, për Ballkan të shekullit 21. Kam tri fjalë kryesore për ta përshkruar suksesin e miqësisë tonë: shpresë, dialog dhe unitet”, tha Zaev në fjalimin e tij.

Ai ceku se ka pasur edhe shpresë për këtë duke thënë se “kur të gjithë më thoshin  se nuk është e mundur, kisha shpresë për ardhmëri më të mirë. Dialog. Kur të gjithë flisnin për linja të kuqe, Alexis dhe unë vendosëm t’i heqim linjat e kuqe”.

Zaev tha se këtë çmim i përkushton të gjithë të rinjve në Ballkan dhe se kjo arritje është për ato./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori