LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Biden: Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e plotë për sukseset e politikave euroatlantike

Zaev-Biden: Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e plotë për sukseset e politikave euroatlantike

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në konferencën e sigurisë në Mynhen sot u takua me ish nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kryeministri Zaev dhe anëtarët e delegacionit në takim, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shprehën falënderimin e tyre për mbështetjen në gjithë procesin se kontestit me Republikën e Greqisë që vinte nga ShBA-të dhe nga përfaqësuesit më të lartë të saj.

Ish nënkryetari i ShBA-ve Biden ka uruar statusin e vendit të ftuar në NATO, dhe ka shprehur gatishmëri ta mbështes ratifikimin e protokollit në Kongresin amerikan, si dhe t’i inkurajoj kuvendet e vendeve tjera anëtare të NATO-s ta bëjnë të njëjtën gjë sa më shpejt, njofton Telegrafi Maqedoni.


Biden ka theksuar se suksesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është sukses i politikave të ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev në takim e falënderoi ish nënkryetarin e ShBA-ve, Joe Biden mbështetjen për marrëveshjen e Prespës që ndaloi anëtarësimin tonë në NATO.

Dy bashkëbiseduesit në takim konfirmuan dhe afirmuan perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit mes ShBA-ve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha me theks të veçantë në çështjet e politikave të përbashkëta të sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori