YUNGBLUD trondit me paraqitjen e tij të pazakontë në tapetin e kuq të MTV VMA 2025

Rokeri britanik YUNGBLUD tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2025, duke zgjedhur të shfaqej pa bluzë dhe me një paraqitje të guximshme që ngjalli reagime të shumta.
Artisti 28-vjeçar, i njohur për stilin e tij rebel, pozuar për fotografët me lëvizje të çuditshme dhe një qëndrim sfidues, ndërsa tregonte fizikun e tij të palestruar.
Ai kishte zgjedhur pantallona të zeza prej lëkure me çizme të kombinuara dhe aksesorë metalikë, ndërsa flokët i kishte krehur pas me disa fije të lëna që i kornizonin fytyrën. Grimi dramatik me laps të trashë për sytë kompletoi dukjen e tij ekstravagant, shkruan DailyMail.
Reagimet në rrjetet sociale ishin të ndara. Disa fansa u shprehën të shqetësuar për pamjen e tij, duke e cilësuar “të rrëmujshme” dhe madje e krahasuan me një personazh vampirësh nga seriali “Buffy, vrasësja e vampirëve”.
Të tjerë, megjithatë, e lavdëruan për guximin dhe origjinalitetin, duke e konsideruar një yll që i qëndron besnik identitetit të tij artistik.
YUNGBLUD pritet të performojë një homazh për ikonën e metalit Ozzy Osbourne, me të cilin kishte një lidhje të veçantë që nga viti 2022.
Pas ndarjes nga jeta të Ozzy-t këtë verë, muzikanti britanik ka treguar shpesh se ky homazh është një nga momentet më emocionale të karrierës së tij.
Me një shfaqje që nuk la askënd indiferent, YUNGBLUD dëshmoi edhe një herë se është ndër artistët më të paepur kur vjen puna për të thyer rregullat e modës dhe të skenës muzikore. /Telegrafi/
































































