LAJMI I FUNDIT:

YouTube Music sjell veçorinë e tekstit në kohë reale në Android dhe iOS

YouTube Music sjell veçorinë e tekstit në kohë reale në Android dhe iOS

Shfaqja e tekstit të këngëve në kohë reale nuk është diçka e re në botën e muzikës. Si Spotify ashtu edhe Apple Music e kanë pasur këtë veçori tani e disa kohë.

YouTube Music ka mbetur prapa sa i përket këtij aspekti. Tekstet e këngëve kanë qenë në dispozicion në platformën e muzikës të Google, por vetëm në aspektin manual.

Ajo që sjell ky përditësim i ri është gjurmimi automatik në kohë reale për tekstet ndërsa këngët luhen. Gjurmimi i teksteve në kohë reale do të funksionojë në çdo këngë që tashmë ka tekste të ngarkuara në YouTube Music, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.


Tekstet aktuale do të theksohen dhe madhësia e tekstit të tyre do të rritet brenda skedës “Lyrics” që ndodhet brenda aplikacionit.

Vitin e kaluar, Google bashkëpunoi me MusixMatch dhe filloi punën për këtë funksion. Ka raporte se gjurmimi i teksteve të drejtpërdrejta po mundësohet gjithashtu nga LyricFind.

Deri më tani, ne kemi parë vetëm disa “screenshot-ë” të veçorisë si në Android ashtu edhe në iOS pa një afat kohor konkret për lansimin. Disa përdorues të Reddit kanë raportuar tashmë se e kanë marrë veçorinë në Android në versionin e aplikacionit 5.51.50. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Teknologji
Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e Android, këto aplikacione spiunimi nga Koreja e Veriut

Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e Android, këto aplikacione spiunimi nga Koreja e Veriut

Teknologji
FBI paralajmëron që të mos përdorni këto faqe interneti, mund të vjedhin të dhënat tuaja personale

FBI paralajmëron që të mos përdorni këto faqe interneti, mund të vjedhin të dhënat tuaja personale

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Kalo në kategori