“Jo negociata, Vetëvendosje” ishte parulla që për herë parë u shkrua në ndërtesën e UNMIK-ut, në vitin 2005, nga disa aktivistë, kohë prej së cilës edhe u krijua Lëvizja Vetëvendosje. Sot bëhen 11 vjet nga ai aksion, përmes së cilit aktivistët shprehën kundërshtimin e tyre për negociata me Serbinë dhe kërkesën për vetëvendosje.
Në përvjetorin e krijimit të Lëvizjes, kryetari i saj Visar Ymeri tha se do të ndjekin rrugën e vetëvendosjes, siç e quajti ai, rrugë e qytetarëve të lirë, këmbëngulës e të barabartë.
Kryetari i LVV-së, tha se përkrahja e qytetarëve është kushti i suksesit për konceptin e tyre politik.
“Parulla jonë ‘Jo negociata, Vetëvendosje’ merr një kuptim të drejtë. Pas gjithë këtyre viteve u dëshmua që rruga e ndjekur deri tash, ajo e institucioneve dhe politikanëve të korruptuar e kriminalizuar është rrugë e ndarjes së Kosovës në vija etnike, rrugë e shpronësimit të Kosovës, uzurpimit të pasurisë, kapjes së shtetit dhe përdhosjes së dinjitetit të qytetarëve. Neve na mbetët vetëm një rrugë përpara; rruga e qytetarëve të lirë e barabartë, të dinjitetshëm, këmbëngulës në të drejtën për veten dhe për tjerët. Kjo është rruga që na sovranizon e na bashkon, na zhvillon e integrim, kjo është rruga e vetëvendosjes dhe rruga e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai, raporton KP.
Duke folur për 11 vjet ekzistencë, Ymeri tha se çdo ditë e më shumë Lëvizja Vetëvendosje po rritet.
“Janë këto vite të një përpjekje vetëmohuese për ta çliruar Kosovën, dhe një Republikë të qytetarëve, ku vullneti i qytetareve është edhe baza edhe çlirimi i demokracisë, ku barazia e qytetarëve është edhe pikënisje edhe pikësynim i aparatit shtetëror. Gjatë këtyre 11 viteve Lëvizja ka shënuar një rritje të madhe, si konceptualisht ashtu edhe në aspektin organizativ. Sot Lëvizja Vetëvendosje numëron mbi 23 mijë anëtarë, ndërkohë që është i vetmi subjekt politik në Kosovë që aplikon demokraci cilësore të brendshme, sipas parimit një anëtar një votë dhe ku vendimet e mëdha mirren me votë të drejtpërdrejtë nga të gjithë anëtarët e saj”, tha ai.
Nënkryetarja, Fatmire Kollçaku tha se është dëshmuar nevoja e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se do të vazhdojnë angazhimin edhe me punën brenda Kuvendit të Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje ka jep provën se ka pas nevojë të krijohet që në kohën kur 11 vite më herët u krijua si kundërshtim i elitave politike dhe vendimeve të dëmshme që merreshin në dëm të vendit tonë, ashtu është edhe më e madhe nevoja e ekzistencës së Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini që ne këto ditë jemi rikthyer në Kuvendin e Republikës, që të vazhdojmë me angazhimin dhe përkushtimin tonë dhe përpjekjen që të krijojmë një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës. Shumë ligje këto ditë qoftë do të amandamenetohen, qoftë do të miratohen”, tha ajo.
Këtu ajo përmendi ligjin e punës, çështjen e lehonisë dhe atë të pensioneve.
Lëvizja Vetëvendosje është subjekti opozitar që prinë me organizimin e tubimeve dhe protestave, në kundërshtim të Qeverisë. Gjithashtu, edhe me aksione të ndryshme brenda dhe jashtë ndërtesave të institucioneve të vendit. Sot 11 vjet pas krijimit, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh opozitar, që po vepron e vetme, meqë aktualisht, mes tyre dhe dy partnerëve të koalicionit, AAK dhe NISMA, nuk ka pajtueshmëri rreth mënyrës së kundërshtimit të qeverisjes aktuale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame