LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Nehat Thaçi po mbahet si rob lufte në Serbi, Mustafa, Thaçi e Veseli hoqën dorë nga lirimi i tij

Ymeri: Nehat Thaçi po mbahet si rob lufte në Serbi, Mustafa, Thaçi e Veseli hoqën dorë nga lirimi i tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, po mbahet si një rob lufte në Serbi.

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se “As Thaçi, as Mustafa, as Veseli dhe asnjë zyrtar i lartë i institucioneve të shtetit të Kosovës nuk guxojnë t’i quajnë Vuçiqin dhe regjimin e tij ashtu siç ata janë: fashistë, kriminelë, çetnikë, terroristë. Krejt çfarë bënë është se i thanë kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Elmi Reçicës, që të dalë me komunikatë e të thotë që nëse përsëriten këso raste arrestimesh (sic.), atëherë do të ndërpriten bisedimet me Serbinë! Pra, e pranuan që kanë hequr dorë nga lirimi i Nehat Thaçit sepse vetëm përsëritjen e arrestimeve e kanë hall.”

Postimi i plotë:


“Mund të mos jemi më në luftë me Serbinë, por Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, po mbahet porsi një rob lufte në Serbi.
Sot, me 5 tetor, janë bërë 16 vjet prej se u rrëzua në Beograd regjimi i Milosheviqit. Mirëpo, projekti serbomadh e mënyrat kriminale të Milosheviqit tash janë bërë më të gjalla në Serbi edhe se kur vetë ai ishte gjallë. As Thaçi, as Mustafa, as Veseli dhe asnjë zyrtar i lartë i institucioneve të shtetit të Kosovës nuk guxojnë t’i quajnë Vuçiqin dhe regjimin e tij ashtu siç ata janë: fashistë, kriminelë, çetnikë, terroristë. Krejt çfarë bënë është se i thanë kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Elmi Reçicës, që të dalë me komunikatë e të thotë që nëse përsëriten këso raste arrestimesh (sic.), atëherë do të ndërpriten bisedimet me Serbinë! Pra, e pranuan që kanë hequr dorë nga lirimi i Nehat Thaçit sepse vetëm përsëritjen e arrestimeve e kanë hall. Dhe, e pranuan që bisedimet me Serbinë janë interes i Serbisë e favor i Kosovës ndaj saj!
Polici Nehat Thaçi nuk është as i paraburgosur e as i burgosur politik, por një shqiptar i rrëmbyer në vitin 2016 i cili po mbahet si një peng lufte në kazamatet e Serbisë. Shekulli XX ende nuk ka përfunduar.”(sic.)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori