Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është përpjekur të arsyetojë deklaratën e djeshme të bashkëpartiakut të tij, Hysen Durmishi, i cili ka sulmuar rëndë mediat.
Ymeri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk e arsyeton as nuk e mbron qëndrimin e Durmishit, i cili dje ka thënë se kur të vijë në pushtet Vetëvendosja do t’i tërheq zvarrë gazetarët.
“Nuk pajtohem me qëndrimin e tij. Tërheqja zvarrë e asnjë mediumi nuk është mjet për të cilin angazhohet VETËVENDOSJE! Lufta jonë politike është kundër regjimit kriminal që i ka kriminalizuar institucionet shtetërore përmes kapjes”, ka shkruar Ymeri, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Ymerit:
“Kur e humbet një bashkëveprimtar, një shok shumë të mirë siç ishte Astriti, pikëllimi dhe revolta bëhen të pashmangshme. Ka momente kur secili nga ne, shokët dhe shoqet e Astritit, nën këtë pikëllim e revoltë mund të bëjmë deklarata që nuk përputhen me atë për të cilën në të vërtetë qëndron dhe përpiqet Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Në këtë drejtim e kategorizoj edhe statusin e djeshëm të Hysen Durmishit. Me këtë as nuk dua ta arsyetoj e as ta mbroj Hysenin. Nuk pajtohem me qëndrimin e tij. Tërheqja zvarrë e asnjë mediumi nuk është mjet për të cilin angazhohet VETËVENDOSJE! Lufta jonë politike është kundër regjimit kriminal që i ka kriminalizuar institucionet shtetërore përmes kapjes.
Njëkohësisht jam absolutisht kundër mënyrës se si media të caktuara e keqkuptojnë dhe keqpërdorin lirinë e shprehjes. Mediet që shpifin dhe rëndojnë poshtërsisht familjen Dehari dhe shokët e shoqet e Astritit, duhet të kenë parasysh ligjet dhe kodet etike të gazetarisë. Kjo do të ishte në të mirën e vetë gazetarisë dhe lirisë së medies.
Liria e medieve është një nga shtyllat e programit tonë dhe tentimet për kufizim të kësaj lirie nga pushteti, janë vazhdimisht në qendër të kritikave tona. Në Kosovën që do të qeveriset nga VETËVENDOSJE! do të ketë liri të plotë mediale, ngase nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa qenë e garantuar e drejta e qytetarëve që të informohen drejt.” (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë