Ymeri kërkon ndryshimin e Projektligjit për pagat
Nëbkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka kërkuar që bëhet ndryshimi i Projektligjit për pagat, duke thëë se greva në arsim dhe shëndetësi janë të lidhura me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Ymeri që është deputet i PSD-së në Kuvend, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "Ligji për pagat, mes tjerash, e vazhdon të njëjtën logjikë të rritjes së hendekut mes niveleve të ndryshme të pagave brenda sektorit publik".
"Kjo logjikë ka qenë logjika institucionale për një kohë të gjatë, mendësi kjo qeverisëse që e përqendron pasurinë të shtresat e pakta në numër, por gjithsesi lartë në hierarkinë shoqërore, si dhe, kështu, e rritë hendekun mes të varfërve dhe të pasurve, duke e lënduar deri në zhbërje shtresën e mesme të shoqërisë”, ka thënë Ymeri.
Postimi i Ymerit: "LIGJI PËR PAGAT DUHET NDRYSHUAR ASHTU QË TA ZVOGËLOJË HENDEKUN NË MES PAGAVE TË SEKTORIT PUBLIK Greva në arsim dhe shëndetësi janë të lidhura me Ligjin për pagat në sektorin publik. Njëjtë edhe grevat tjera të paralajmëruara. Në këtë drejtim mendoj se ka dy mënyra se si mund t’i lexojmë këto greva: kërkesa për më shumë para (si pagë) nga shërbyesit civil, e veçanërisht nga këto dy kategori; ose, kërkesa për më shumë barazi (në të paguar) nga shërbyesit civil, e veçanërisht nga këto dy kategori.






























