LAJMI I FUNDIT:

Ymeri i bën përgjegjëse institucionet shtetërore për vdekjen e Astrit Deharit

Ymeri i bën përgjegjëse institucionet shtetërore për vdekjen e Astrit Deharit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur sot ka thënë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit.

“Rast i kulluar i montimit politik .Ai ishte akuzuar për terrorizëm mirëpo terrorin po e bënë në fakt ky shtet. Shteti as nuk solli fakte por po i mbanë aktivistët në paraburgim. Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e këtij shteti. Ai së bashku me shokët e tjerë janë terrorizuar tash e 68 ditë me akuza të pabaza”, ka thënë Ymeri, transmeton zeri.info.

Ai ka shtuar se mbështesin plotësisht kërkesën e familjes Dehari për autopsi të plotë të djalit të tyre.


Të gjitha lajmet nga Astrit Dehari
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Astrit Dehari

Ndër të tjera Ymeri ka thënë se nuk do të ndalen deri në vënien e drejtësisë në vend.

“Mbështesim kërkesën e familjes Deharit për autopsi të pavarur për të parë shkaqet e vdekjes së Astritit. Ne nuk do të heshtim deri në zbardhjen e rastit dhe vënien e drejtësisë në vend”, ka shtuar lideri i Vetëvendosjes.

Në fund ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tanë që kanë mbetur në paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Kronika e Zezë
Fillon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të rrymës

Fillon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të rrymës

Lajme
“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

Lajme
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Kronika e Zezë
Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Lajme
Kalo në kategori