Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Siç ndodh gjithnjë, lajmi është njoftuar përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.


Artistja, e cila në Instagram numëron 133 mijë ndjekës, ka publikuar një imazh nga makina pas marrjes së vaksinës.

Yllka Kuqi 1 Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

“E vaksinuar nga COVID-19”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që njëherësh shfaqet natyrale me një palë syze të zeza në formë të rrumbullakët.

Në një tjetër postim të publikuar në InstaStory, nëna e një vajze shfaqet duke kënduar nga makina dhe thotë me shaka se ky është ‘rezultati pas vaksinës’.

Screenshot 3 17 Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

Vaksinën ditë më parë e mori edhe këngëtari Robert Berisha gjatë qëndrimit në Ulqin.

Era Istrefi, Valdrin Sahitit, Mozzik e Loredana Zefi janë të tjerë të famshëm shqiptarë që u vaksinuan kundër coronavirusit. /Telegrafi/