Rreth dy javë më parë u njoftua se ka ndërruar jetë babai i aktores së mirënjohur, Yllka Gashi.

Megjithatë, deri më tani nuk ishte bërë asnjë reagim nga vet artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ajo së fundmi ka bërë një dedikim prekës për të atin në rrjete sociale, duke shtuar se nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë, dhimbjen e mallin për të.

Postimi i plotë i Yllkës (pa ndërhyrje):

“Babi jem... I dashtun, I mirë, I urtë, I butë, I omël, I bukur Me një nur’ unik. Fisnik e bujar, I durushëm, I virtytshëm, Burrë me vlera t’nalta! Babi jem... I mbylle sytë para dy javësh, Shkove atje, prej nga nuk ka kthim, E unë mbeta pa t’pa E pa t’i puthë edhe njiherë ato durë t’buta që m’kan përkdhel’ gjithmonë! Babi jem... S’ka fjalë që e përshkrunë dashninë, dhimbjen e mallin për ty, Vend të madh ke lanë thatë, E jeta ma nuk do të jetë e njejtë pa mirësinë e butësinë tande! Ti na deshe pa rezervë krejtve bashkë E secilin veç e veç, Ishe gjithmonë në shërbimin tonë, E si shok i mirë, E lehtësoje çdo situatë t’vështirë, Me butësinë e urtësinë tande, Me fjalët e omla e këshillat e vlefshme. Babushi jem, Sinonim i dashnisë! Kushdo që t’ka taku bile njiherë Osht magjepsë me mirësinë, pozitivitetin e humorin tand! Babi jem- rrezatim i mirësisë! Hera e fundit që të përqafova ke mëngjesi i nxehtë i 19-të Korrikut të 2019-tës. Eh, ta kisha ditë e mos me t’lshu prej pëqafimit hiq! Sytë e tu t’përlotun, sa herë përshëndeteshim n’aeroport, m’kan përcjellë çdo ditë të vitit. E zani yt i butë e i mirë, m’rrin n’vesh bashkë me uratat e tua për Ninën e krejt neve! Babi jem, Loçka jem, zemra jem, i miri jem, Ti u ndave prej kësaj bote, po na do të takohemi sërish në dashtë i Madhi Zot! Falemnderit për dashninë e pakushte ndaj nesh, për kujdesin, këshillat e sakrificat!... Mirësinë, edukatën, njerëzinë, butësinë, durimin, urtësinë, moralin, nderin- i pate pjesë të pandashme të karakterit e na i le model! Devotshmërinë, dashurinë e adhurimin e Krijuesit Mëshirëplotë, e pate shembull t’shkëlqyeshëm e pa imponim! Ah çfarë bekimi, privilegji e krenarie që ti ishe e je babi jem, e unë sugaresha jote! Thesarët e çmueshëm e të pa çmim që i le- Mamën, Donën, Lilin, Lantën e Adin- do t’i du, çmoj e mbrojë edhe ma shumë tash e tutje! Do t’i du edhe për ty babi! Na do t’bahemi t’fortë për mamën, E për njani tjetrin, Ndërsa, kujtimet e lutjet për ty do t’na përcjellin deri sa t’i mbyllim sytë e të takohemi në botën tjetër! Allahu i Madhërishëm ta mëshiroftë shpirtin e bardhë, t’i pranoftë e shumëfishoftë veprat e mira, t’i faltë gabimet e të shpërbleftë me Xhenet! Të duam pa masë- sa nuk thuhet me fjalë E na mungon shumë babi, Përgjithmonë do t’jesh në zemrat, mendjet e lutjet tona. Deri në takimin tonë, Të pushoftë shpirti i bardhë në qetësi e të baftë dritë! {“... Pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç pastron rrobën e bardhë nga njollat...”} Për ty babi- Zoti lëshoi borë në ditën e parë t’pranverës!”. /Telegrafi/

15972421 1354880127895733 4669942111851094596 o Yllka Gashi (Foto: Instagram)