Stilistja e njohur vendore, Yllka Brada, ka qenë pjesëmarrëse e një prej netëve të “Skopje Fashion Festival 2023”.
Në eventin treditor të modës në kryeqytetin shqiptaro-maqedonas, Brada ka prezantuar koleksionin e saj më të ri “Unity”.
Koleksioni vjeshtë/dimër 2023 solli në pasarelat e Shkupit disa veshje të reja, kryesisht nga materiali ‘latex’, dhe të dizajnuara për të dy gjinitë.
Me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm njerëzish nga bota e industrisë dhe artit, Yllka arriti që të kurorëzojë me sukses një punë të bërë mbi tash e një vit në dizajnimin e këtij koleksioni.
Të gjitha veshjet e prezantuara në këtë sfilatë janë të disponueshme për t’u blerë në dyqanin e disenjatores, me një çmim të konvenueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Përveç koleksionit të ri, Yllka Brada ka qenë e angazhuar së fundmi edhe në dizajnimin e kostumeve për shfaqjen “1984”, të dramatizuar nga romani distopik i autorit George Orwell, në regji të Igor Mendjisky. /Telegrafi/