Ylli i Man Cityt i palumtur – dëshiron largimin nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit
Manchester City po kalon një krizë të madhe nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe tashmë mund të humbasin një prej lojtarëve më premtues të tyre gjatë janarit, me disa klube angleze që po përpiqen të sigurojnë shërbimet e tij. City ka fituar vetëm një ndeshje në 13 të tyre të fundit në të gjitha garat, duke bërë që kjo të jetë seria më e dobët e rezultateve që prej se Guardiola u bë pjesë e tyre në 2016. Në ndeshjen e tyre të fundit e cila u zhvillua në ‘Boxing Day’, City luajti baras me rezultat 1-1 ndaj Evertonit në ‘Etihad’. ‘Qytetarët’ tashmë renditen në pozitën e shtatë në Ligën Premier me 14 pikë mbrapa liderit Liverpoolit dhe duket se dominimi i tyre në Angli do të marrë fund këtë sezon.
Një lojtar i cili me gjasë do të largohet së shpejti nga klubi është James McAtee. Sipas një raportimi nga Daily Telegraph, 22-vjeçari po kërkon të ketë më shumë minuta dhe për këtë arsye po synon largimin nga City për shkak të mundësive të limituara.































