Ylli i Chelseat, Marc Cucurella ka pranuar se ishte “në gjunjë” për t’iu bashkuar Manchester Cityt para se të transferohej te ‘Blutë’.

Mbrojtësi spanjoll u largua nga Brighton për të nënshkruar me Chelsean në verën e vitit 2022, me klubin londinez që fitoi garën ndaj Cityt për një shumë prej 55 milionë euro plus një 7 milionë shtesë.


City e dëshironte Cucurellan gjatë verës së 2022-ës, por klubi nuk ra dakord me vlerësimin prej 50 milionë funte të lojtarit.

Ofertat fillestare prej 30 milionë dhe më pas 40 milionë euro u refuzuan nga Brighton.

Barcelona gjithashtu ishte ndër klubet e interesuara, dhe mbrojtësi spanjoll ishte i hapur për një rikthim në klubin katalanas, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të qëndrimit të Brighton ndaj çmimit.

Duke folur për Informe, Cucurella tha se ishte i emocionuar për mundësinë të luante nën drejtimin e Pep Guardiolës.

“Man City më donte para se të bashkohesha me Chelsean. Ishin në formë të jashtëzakonshme, një nga skuadrat më të mira në botë. Dëshiroja të shkoja”.

“Kur ata vijnë ashtu siç erdhën, kur Guardiola të kërkon, do shkoje në gjunjë nëse nevojitej. Por klubet nuk arritën marrëveshje”, ka deklaruar spanjolli./Telegrafi/

telegrafi sport app