Ylli Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke e lënë të paqartë nëse po dorëhiqet edhe nga aktivizmi i tërësishëm nga VV.
Hoxha, përmes një postimi në Facebook, thotë se VV-në po e lë me plot liderë potencialë, derisa thotë se fitoret në Prishtinë, Prizren e Kamenicë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën dhe vetë VV-në.
Postimi i plotë i Hoxhës:
“Te dashur aktiviste,
Urime kjo fitore tejet e rendesishme per te ardhmen e Komunes dhe Republikes. Per te ardhmen e Levizjes.
Ne garen per Kryetar, ia dolem te fitojme kunder koalicionit te LDK, PDK dhe AAK, te gjithe bashke dhe jo vetem. Ia siguruam Shpendit edhe nje mandat e qytetit edhe 4 vite progres!
Ne garen per asamble u beme subjekti me i votuar ne kryeqytet. I shtuam radhet nga 10 ne 17, dhe keshtu ia lehtesuam Shpendit krijmin e shumices. E beme me krahe ?
Ne Qershor, ne zgjedhjet parlamentare, e arritem te paimagjinueshmen! E beme per here te pare ne histori nje levizje socialdemokrate subjektin me te votuar ne kryeqender, me 42 % te votave! I lam prapa edhe LAA-se edhe PAN-it!
2017-ta ishte vit I fitoreve te medha te Levizjes Vetevendosje ne Prishtine!
Keto fitore u mundesuan nga konsistenca politike, parimesia e integriteti i lidershipit te organizates sone, nga puna e palodhshme e Shpendit dhe ekipit te tij, por edhe nga organizimi jone si strukture me qindra aktivist punetore, te dijshem, te perkushtuar e vetemohues te sistemuar lagje me lagje, e fashat me fshat.
Ju falenderoj te gjithe juve qe u bete krahe ne kete sukses te organizates, e ne kete progres te shoqerise. Si kryetar i Qendres se LVV ne Prishtine do te ndihem krenare per jete qe kisha privilegjin e te qenurit krahperkrah me ju ne keto beteja!
Sot, pas ketyre fitoreve, duhet te jemi te vetedijshem se kemi hy ne nje etape te re, ne nje nivel te ri, dhe organizates sone ne Prishtine i duhet energji e re! Duke qene I bindur se organizaten po e le me plot lidere potencial sot me kenaqesi e dorezoj detyren time si kryetar i organizates ne Prishtine!
Ju faleminderit per perkrahjen dhe respektin pergjate ketyre viteve dhe u pafshim, bashke, ne sfidat e radhes!” (sic), ka shkruar Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë