Ylli i Dinamo Zagreb, Mislav Orsic që me golat e tij eliminoi Tottenham nga Liga e Evropës, duke shënuar het-trik ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali. 

Me këto tri gola ai ka shkuar në shifrën e pesë golave në 10 ndeshje të Ligës së Evropës këtë sezon, ndërsa ka 19 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat.


"Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në të gjitha garat për tre sezone, pavarësisht se nuk është sulmues, por anësor".

Ewziqn6XAAAwevD 1 scaled

“Het-triku ishte një sensacion i pabesueshëm, ai ishte aq i lumtur. E vërteta është, ai ka qenë duke bërë kaq mirë për një kohë, mos harroni sezonin e kaluar ai shënoi një het-trik në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas vitin e kaluar", ka thënë agjenti Branko Hucika për Calciomercato.it.

Shumë nuk e mbajnë mend, por Orsic luajti në Itali te Spezia në sezonin 2013-14, në atë kohë në Serie B, duke bërë vetëm 11 paraqitje.

“Përvoja italiane ndihmoi, edhe pse ai meritonte të luante më shumë në Spezia. Në atë kohë ai ishte i ri, nuk e dinte gjuhën dhe duhej të mësonte për anën taktike të lojës së tyre, këto ishin justifikimet që iu thanë”.

Screenshot 2 20

“Unë jam në kontakt me disa klube italiane. Ai është 28 vjeç tani, sigurisht që nuk do t’i thonim jo kthimit në Itali”, deklaroi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app