Hollywood-i është i mbushur me thashetheme, ëndrra, drama, por edhe me miqësi të ngushta. Shumë prej personazheve të famshëm i kanë miqtë e tyre po aq të famshëm sa ata

Miqësi të tilla, të lindura spontanisht, ka pafund mes të famshmëve. Më poshtë po ju rendisim disa personazhe që i njihni shumë mirë, por me siguri nuk e dini që janë miq të ngushtë me njëri-tjetrin.


Cara Delevingne dhe Rihanna

1 38

Ato u njohën gjashtë vite më parë në një event mode. Më pas punuan së bashku, ndërsa tani janë mikesha të ngushta.

Salma Hayek dhe Penelope Cruz

2 10

Dy aktoret kanë një miqësi 20-vjeçare dhe janë të pandara nga njëra-tjetra.

Kristen Stewart dhe Dakota Fanning

3 6

Janë takuar bashkë gjatë xhirimeve të filmit “New Moon” dhe marrëdhënia e tyre u bë gjithmonë e më ngushtë me kalimin e kohës.

Cameron Diaz dhe Drew Barrymore

4 3

Ato janë takuar kur Cameron ishte 16 vjeçe dhe Drew 14 dhe që atëherë ndajnë bashkë një miqësi të bukur.

Jimmy Fallon dhe Justin Timberlake

5 2

U njohën në vitin 2002 dhe pak vite më vonë miqësia e tyre u forcua edhe më shumë. Kur ata bëhen bashkë publiku përgatitet të qesh me lot.

Brad Pitt dhe George Clooney

6 2

Ata nuk janë miq të ngushtë, sepse e kosiderojnë njëri-tjetrin vëllezër.

Jennifer Aniston dhe Courteney Cox

7 2

Edhe këto dy aktore kanë ndarë gjithçka së bashku prej më shumë se 20 vitesh.

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio

88

Po, Jack dhe Rose të Titanic-ut janë miq të ngushtë në jetën reale.

Vanessa Hudgens dhe Ashley Tisdale

9 1

U njohën në filmin High School Musical dhe miqësia e tyre është shumë e fortë edhe pas kaq vitesh.

/Telegrafi/