Yjet e futbollit shqiptar gjithandej botës kanë uruar për 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

I pari që e bëri një gjë të tillë ishte reprezentuesi kosovar Bersant Celina, ndërkohë që për tu përshëndetur janë edhe urimet e simbolit të kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe ambasadorit kosovar në Zvicër Xherdan Shaqiri.


"Urime Kosova ime 10 vite pavarësi. Të pafshim ty dhe popullin dardan sa më mirë aty ku na takon. Të dua Kosova ime", ka shkruar kapiteni legjendar Lorik Cana.

"Urime 10 vite shtet", shkroi Xherdan Shaqiri duke bashkangjitur foton me flamurin e Kosovës.

20180217 124444

Urim të veçantë ka bërë edhe mesfushori i Kosovës, Herolind Shala.

"Urime vendlindja ime 10 vjetorin e pavarësisë. Shpresojë të bëhemi shtet i fuqishëm në botë dhe na përcjellshin sukseset. Të dua Kosovë", ka shkruar Shala.

Të gjithë futbollistët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar, ndërkohë që shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën që një ditë të festojmë një festë të përbashkët. /Telegrafi/

20180217 124021

20180217 124337

IMG 20180217 WA0009

20180217 123843

20180217 123725

20180217 123757

telegrafi sport app