LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° partlycloudy_night

“Yjet dhe hëna ndriçuese” – mësuesja nga Prishtina që vërejti talentin e nxënësve – poezitë dhe esetë e tyre ua përmblodhi në një libër

“Yjet dhe hëna ndriçuese” – mësuesja nga Prishtina që vërejti talentin e nxënësve – poezitë dhe esetë e tyre ua përmblodhi në një libër

Nxënësit e klasës V/3 të shkollës fillore “Nazim Gafurri” kanë kurorëzuar pesë vitet e tyre të mësim-nxënies një festë të mbushur me këngë, valle dhe recitime, nën udhëheqjen e mësueses së tyre, Shukrie Thaqi.

Pikërisht përmes angazhimit dhe iniciativës së saj, vjershat dhe esetë e nxënësve janë përmbledhur në një botim të titulluar “Yjet dhe hëna ndriçuese”.

Por, nga erdhi ideja për t’i përmbledhur shkrimet e nxënësit, qofshin ato ese apo vjersha në një botim të vetëm?


Mësuesja Thaqi, në një intervistë për Telegrafin, tregoi se ideja për këtë libër ka lindur që nga klasa e parë, kur filloi të vërejë aftësitë në të shkruar të nxënësve të saj.

Shukrie Thaqi, mësuesja e klasës V-3 në SHFMU “Nazim Gafurri” /Foto: Ridvan Slivova/

“Ka qenë një libër që është menduar që nga klasa e parë të punohet, duke i parë aftësitë e nxënësve qysh në fillim”, thotë Thaqi.

Ajo shtoi se synimi ishte të arrinin të shkruanin deri në 250 fjalë në një ese dhe pas arritjes së këtij qëllimi, vendosën që t’i përmbledhin shkrimet në një libër të klasës, që të mbetet si kujtim.

Nxënësja Amira Hyseni përshkroi pesë vitet e saj me mësuesen dhe klasën si të mbushura me gëzim dhe aktivitete të shumta.

“Shumë mirë kemi kaluar me mësuesen… Kemi bërë shumë aktivitete dhe shumë argëtim”, tha ajo, duke shtuar se do t’i mungojë shumë mësuesja e saj.

Libri “Yjet dhe hëna ndriçuese”, përmbledhje e shkrimeve të nxënësve të klasës V-3 nga mësuesja Shukrie Thaqi /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa, Uvejs Makovci tha se janë përzgjedhur vjershat më të mira të klasës për botimin.

“Kalova shumë mirë dhe ndihem shumë i kënaqur…  Në këtë libër e kam një vjershë, pasi i kemi përzgjedhur ato më të mirat,” tha ai.

Alea Pacolli, gjithashtu ndau ndjenjat e saj për mësuesen dhe klasën, duke thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë dhe se do t’i mungojë shumë.

“Jam ndjerë shumë mirë me mësuesen dhe shokët e shoqet e klasës. Edhe botimin e përmbledhjeve tona e kam pritur shumë mirë”, tha Pacolli.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, theksoi rëndësinë e arsimit gjatë kësaj feste, duke cituar fjalinë e cila ishte vendosur në klasë: “Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë”.

Ai falënderoi për mesazhin dhe ndau optimizmin e tij për të ardhmen e ndritur të vendit.

Inspektorja e arsimit në Ministrinë e Arsimitt, Valbona Hadri, theksoi se mësuesja Thaqi do të mbahet mend për këtë hap të rëndësishëm, në botimin e këtij libri.

“Një punë e cila në fakt do të mbetet një vepër e pashlyer për brezat që do të vijnë, por edhe ne që do ta kujtojmë si mësuesen që ka bërë një hap shumë të rëndësishëm,” u shpreh Hadri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori