Sot (e shtunë) prezantoi Yerry Minan, i cili ditë më parë u transferua nga Palmeiras.

Mbrojtësi erdhi për një shifër 11.8 milionë euro dhe iu vendos një klauzolë prej 100 milionë.


Për prezantimin e kolumbianit në Camp Nou ishin të pranishëm 8.552 tifozë dhe normalisht që kjo e emocionoi yllin e ri të Barcelonës.

barcelona (Getty Images)

Ditë më parë Barça e transferoi edhe Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 160 milionë euro dhe i vendosi një klauzolë 400 milionëshe.

Por, ylli brazilian në prezantimin e tij në Camp Nou, edhe pse ka emër më shumë se Minan, nuk kishte më shumë tifozë.

Coutinho prezantimi1 (Getty Images)

Për prezantimin e Coutinhos ishin të pranishëm 7,436 tifozë.

Barcelona në ditët në javët e mbetura të afatit kalimtar të janarit nuk pritet të bëjë më ndonjë transferim të madh, pasi trajneri Ernesto Valverde mendon se skuadra e tij është e kompletuar. /Telegrafi/

Yerry Mina 5 Yerry Mina gjatë prezantimit në Camp Nou (Getty Images)

telegrafi sport app